Nxënësit e shkollës së Tërstenikut II dhe Komoranit trajnohen për pasojat e përdorimit të narkotikëve dhe sigurua në rrugë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, përkatësisht trajnerja Qerime Bytyqi dhe psikologu i DKA-së, Hazir Elshani, kanë mbajtur trajnim vetëdijësues me nxënësit e klasave VIII, IX, X dhe XII të shkollës fillore të mesme të ulët “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran dhe në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët e Qëndresës” në Tërstenikun II.

Të premten, në këto dy shkolla, me nxënës është mbajtur ligjërata me karakter vetëdijësues, ku temë diskutimi kanë qenë; pasojat e përdorimit të narkotikëve dhe siguria e qarkullimit të këmbësorëve në trafik.

Ky trajnim është duke vazhduar të mbahet ne të gjitha shkollat e Drenasit, ku qëllimi i mbajtjes së këtyre ligjëratave është me karakterin vetëdijësues për ngritjen dhe cilësinë e personalitetit të fëmijëve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e zhvillimeve për periudhat e tyre.

Ligjëratat me karakter vetëdijësues për sigurinë rrugore dhe pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike do të vazhdoj të mbahet në shkollat tjera.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë