Një person ndërron jetë në Drenas, Prokuroria urdhëron obduksionin

Një person ka humbur jetën të enjten, më 5 nëntor 2026, në Drenas, në rrethana që po hetohen nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, fillimisht është raportuar se një mashkull kosovar ishte alivanosur.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është alivanosur. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕