Dy shqiptarë nga Kosova që do ta bëjnë Shqipërinë të njohur në botë: Arsim dhe Delvina Vranovci sjellin GoFlyAdventure, një inovacion të paparë në turizëm
“Nuk kemi dashur të krijojmë edhe një faqe tjetër rezervimesh. Kemi dashur të ndryshojmë mënyrën se si udhëton bota. Ne e bëmë udhëtimin të thjeshtë, të plotë dhe pa stres. Që sot, kjo ide e lindur në trojet shqiptare u shërben njerëzve në mbarë botën”.
Me këto fjalë, Arsim Vranovci prezanton projektin që ai dhe bashkëshortja e tij, Delvina, e kanë ndërtuar me përkushtim së bashku me tre partnerë austriakë. Janë dy shqiptarë nga Kosova që Shqipërinë nuk e panë thjesht si vend, por si shtëpi. Këtu i krijuan ëndrrat e tyre, dhe tani që këtu nisin GoFlyAdventure, platformën e parë që bashkon mbi 25 shërbime turistike dhe shumë nënshërbime në një rezervim të vetëm.
Një dhuratë për Flamurin Data e hapjes nuk është zgjedhur rastësisht. Është 28 Nëntori, dita kur çdo shqiptar, kudo që ndodhet, e ngre kokën me krenari. Është një mesazh se shqiptarët nuk janë vetëm mikpritës, por edhe krijues të së ardhmes.
Një udhëtim, një pagesë, një biletë Akomodim, jahte, aventura, kulturë dhe gastronomi: gjithçka në një vend, me një pagesë dhe në një biletë të vetme. Planifikimin e udhëtimit e kryen DuEmma, asistentja me inteligjencë artificiale. Mjafton ti tregoni destinacionin dhe buxhetin, dhe ajo harton të gjithë itinerarin në 51 gjuhë.
Një sfidë për gjigantët Qëllimi është i qartë: ti bëjë udhëtimet më të lehta dhe tu dalë përballë gjigantëve ndërkombëtarë të turizmit. Ajo që deri sot as që mendohej, ideatori i saj e kishte parashikuar prej vitesh, dhe tani kjo sjell një kthesë të vërtetë në mënyrën se si rezervojmë dhe udhëtojmë.
Historia që ndryshoi gjithçka Ideja lindi më 2004. Për 22 vjet, këshilla ishte e njëjta: „Bëje në Austri, bëje në Amerikë.“ Arsim Vranovci zgjodhi Shqipërinë, i frymëzuar nga vargu i Naimit: „Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar.“
Sot selia e kompanisë është në Shqipëri, ndërsa zyrat e saj do të jenë në Austri dhe në Amerikë.
Sot GoFlyAdventure është realitet dhe hyn në tregun ndërkombëtar si një platformë që synon të vendosë standarde të reja në turizëm. Ajo dëshmon se edhe nga Shqipëria mund të dalin projekte inovative me shtrirje globale.
Hapja zyrtare bëhet më 28 Nëntor, nga Durrësi. Që nesër, platforma është e hapur për ofruesit e shërbimeve turistike, ndërsa së shpejti edhe udhëtarët do ta provojnë vetë çfarë do të thotë të udhëtosh me GoFlyAdventure.


