Nuhi Bytyçi promovon “Librin e lirisë”, vepër për rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë (Video)
Në Kino Armata në Prishtinë u promovua “Libri i lirisë” i gazetarit dhe dokumentaristit Nuhi Bytyçi, një vepër historike që dokumenton rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.
Libri përmban rreth 1,200 faqe me dëshmi, reportazhe, intervista dhe dokumente nga periudha 1989–1999.
Bytyçi theksoi se libri pasqyron zërin dhe sakrificën e popullit të Kosovës, duke dëshmuar luftën dhe përpjekjet për liri.

