Tanku serb i shkatërruar nga UÇK-ja në Fushticë të Ulët, dëshmi e luftës për liri (Video)
Në fshatin Fushticë e Ulët të Drenasit, një tank i dëmtuar i forcave serbe vazhdon të qëndrojë si dëshmi e luftës së fundit në Kosovë.
Sipas historisë së përcjellë për këtë tank, ai ishte shkatërruar nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë përballjeve me forcat serbe.
Edhe pas më shumë se 27 vjetësh, tanku i ndryshkur mbetet një kujtim i qëndresës, sakrificës dhe luftës për liri.

