Po shtrohet asfalti në rrugën Arllat–Negroc–Vuçak, nga nesër ndalohet qarkullimi

Komuna e Drenasit ka njoftuar se rruga Arllat–Negroc–Vuçak do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve për asfaltimin dhe finalizimin e këtij segmenti rrugor.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Infrastrukturës Publike, **mbyllja e rrugës do të fillojë të martën, më 10 nëntor, nga ora 12:00, dhe pritet të zgjasë deri të premten, më 13 nëntor, në orën 16:00.**

Gjatë kësaj periudhe do të shtrohen dy shtresa asfalti, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 3–4 ditësh.

Komuna u ka bërë thirrje banorëve të Arllatit, Negrocit dhe Vuçakut, si dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik, që gjatë këtyre ditëve të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Nga Komuna e Drenasit kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, duke theksuar se punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të qarkullimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕