Ferat Shala viziton bashkëluftëtarin Hysen Krasniqi në Negroc, i dhuron Deklaratën e Pavarësisë

Me rastin e festave të Nëntorit, ish-deputeti Ferat Shala ka vizituar bashkëluftëtarin e tij, Hysen Krasniqi, në shtëpinë e këtij të fundit, në ish-bazën e UÇK-së dhe Akademinë Ushtarake “Hamëz Jashari” në Negroc të Drenasit.

Shala ka thënë se kjo vizitë, përtej një takimi miqësor, ishte shprehje e respektit dhe mirënjohjes për rrugëtimin e tyre të përbashkët në luftën çlirimtare.

“Hyseni, si gjithmonë në bazë!”, ka shkruar Shala.

Në shenjë respekti, ai i ka dhuruar bashkëluftëtarit të tij Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë si dokument që përfaqëson sakrificën dhe aspiratën historike të popullit shqiptar për liri dhe shtetësi.

“Gëzuar Nëntorët e Lavdisë!”, ka përfunduar Shala.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕