Isak Neziri kritikon Kurtin: Të rinjtë po largohen nga Kosova për shkak të keqqeverisjes
Politikani dhe afaristi i njohur, Isak Neziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke i bërë përgjegjës për largimin e të rinjve nga Kosova.
Neziri ka thënë se gjatë qëndrimit në Gjermani takon çdo ditë të rinj që janë larguar nga Kosova për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, rritjes së çmimeve, mungesës së barnave, sistemit të dobët arsimor dhe mungesës së perspektivës.
Sipas tij, gjatë gati gjashtë vjetëve të qeverisjes së Vetëvendosjes, problemet në këta sektorë janë thelluar.
“Albin, boll ma me justifikime! Të rinjtë tanë po largohen nga Kosova çdo ditë, ndërsa ti vazhdon t’ua hedhësh fajin të tjerëve”, ka deklaruar Neziri.
Ai i ka kërkuar Kurtit të marrë përgjegjësi për gjendjen në vend.
“Ti e ke pushtetin. Puno, mos drejto gishta, merr përgjegjësi!”, ka përfunduar Neziri.


