Shkronjat e UÇK-së dhe portreti i Jakup Krasniqit vendosen në Negroc (Video)

Në hyrje të fshatit Negroc të Drenasit, vendlindjes së Jakup Krasniqit, më 26 nëntor do të përurohet lapidari kushtuar ish-zëdhënësit të UÇK-së.

Në monumentin në formë të portës janë vendosur tri shkronjat e UÇK-së, emblemat dhe portreti i Jakup Krasniqit dhe Adem Jasharit.

Ceremonia e përurimit pritet të mbahet nga ora 12:00.

Ky organizim vjen vetëm pak ditë pas vizitës humanitare të Krasniqit pranë familjes së tij në Kosovë./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕