Metë Krasniqi nga Negroci krenohet me bikat e tij, tregon si i rrit dhe sa i shet (VIDEO)
Metë Krasniqi nga fshati Negroc i Drenasit vazhdon me përkushtim traditën e blegtorisë, duke u kujdesur për rritjen e bikave në fermën e tij.
Në një prononcim për DrenicaOnline, ai tregon se si i ushqen dhe i rrit bikat, si dhe flet për çmimet me të cilat po shiten këtë vit.
Krasniqi shprehet krenar për punën e tij dhe për gjedhët që ka rritur.
Ndiqni videon e plotë:

