Mimoza Berisha largohet nga Komuna e Drenasit, nis një kapitull të ri profesional
Inspektorja e deritanishme e Komunës së Drenasit, Mimoza Berisha, ka njoftuar se do të vazhdojë karrierën e saj profesionale në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT).
Përmes një postimi emocionues, Berisha ka falënderuar kolegët për bashkëpunimin, përkrahjen dhe kujtimet e përbashkëta ndër vite.
Ajo ka theksuar se disa njerëz nuk mbeten thjesht kolegë, por bëhen pjesë e zemrës dhe e kujtimeve që i merr me vete kudo.
“Nuk është lamtumirë, por vetëm një mirëupafshim!”, ka shkruar Berisha.

