Djali i deputetit Altin Krasniqi feston ditëlindjen e parë në Prekaz, në ditën e lindjes së Adem Jasharit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi, djali i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, ka ndarë një moment të veçantë familjar në Ditën e Flamurit.

Djali i tij, Gega, sot ka mbushur një vit jetë, ndërsa ditëlindjen e parë e ka shënuar me një vizitë në Prekaz, në vendlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të cilin ndan të njëjtën datë të lindjes.

“Sot, Gega mbushi një vit jetë dhe, në ditëlindjen e tij të parë, vizitoi Prekazin, vendin ku më 28 Nëntor lindi Komandanti Legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Krasniqi.

Deputeti gjithashtu ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, duke kujtuar ngritjen e flamurit nga Skënderbeu në Krujë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕