Arrestohet një person në Drenas, dërgohet menjëherë prapa grilave
Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Drenas, raporton DrenicaOnline.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar më 5 nëntor 2026, rreth orës 23:30, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.
“Bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas arrestimit, i kërkuari është dërguar për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarit apo veprën penale për të cilën ishte dënuar.


