Nisin punimet për ndërtimin e fushës së futbollit në Arllat
Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e një fushe të re të futbollit të vogël në Arllat të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Ky investim, synon krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Fusha e re do të mbajë emrin e Bashkim Bujupit, ish-sportist dhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Po ashtu, në këtë hapësirë do të organizohet edhe turniri tradicional “Heroi i Kombit Abedin Bujupi”, i cili tashmë do të ketë një vend të përhershëm për zhvillimin e garave.
Ky projekt pritet të shërbejë jo vetëm për aktivitetet sportive të të rinjve, por edhe për ruajtjen e kujtimit dhe nderimin e figurave që kanë dhënë kontribut për vendin.


