Bekim Haxhiu ‘Kamishi’ krenar me vajzën e tij, Heronën: Suksesi i fëmijëve është lumturia më e madhe e prindit
Deputeti Bekim Haxhiu, i njohur si ‘Kamishi’, ka ndarë një moment të veçantë nga Madridi i Spanjës, ku së bashku me vajzën e tij, Heronën, po merr pjesë në Kongresin e 6-të Evropian të Fizioterapisë.
Haxhiu ka shprehur krenarinë dhe emocionet që ndien si prind, duke theksuar se pjesëmarrja në një ngjarje të tillë profesionale përkrah vajzës së tij është një përvojë e veçantë.
“Me Heronën, vajzën dhe kolegen time, në Madrid në Kongresin e 6-të Evropian të Fizioterapisë. Të ndash një përvojë të tillë profesionale me vajzën tënde është një kënaqësi e veçantë”, ka shkruar Haxhiu.
Ai ka theksuar se suksesi i fëmijëve është krenaria dhe lumturia më e madhe që mund të përjetojë një prind.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa t’i shohësh fëmijët duke ecur përpara, duke ndërtuar rrugën e tyre dhe duke arritur suksese me punën e tyre”, ka shtuar ai.
Në fund, Haxhiu ka përcjellë një mesazh të shkurtër, por emocionues për vajzën e tij:
“Krenar për ty, Herona!”



