Tragjedi në Skenderaj: Pas 52 ditësh në kujdes intensiv, ndërron jetë i riu që ishte aksidentuar me motoçikletë
Një lajm i trishtë ka tronditur banorët e Kozhicës së Skenderajt, pasi ka ndërruar jetë një i ri, i cili për 52 ditë ishte në kujdes intensiv, pas një aksidenti me motoçikletë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, përmes një njoftimi prekës, ku kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e më të dashurit të tyre, transmeton Sinjali.
I riu kishte qëndruar për 52 ditë në kujdes intensiv, pas lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin me motoçikletë, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte.
Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën e varrimit dhe detajet e tjera rreth ceremonisë mortore do të njoftojnë me kohë./Sinjali/

