“Nikli” merr tri pikë të arta ndaj Dukagjinit, fiton bindshëm në Drenas

Feronikeli 74 ka shënuar një fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Dukagjinin me rezultat bindës 3:0, transmeton portali DrenicaOnline.

Ndeshja u zhvillua sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku skuadra vendase arriti të sigurojë tri pikë të arta në luftën për t’u larguar nga pjesa e poshtme e tabelës.

Me këtë fitore, “Nikli” arrin në kuotën e 11 pikëve pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, duke u renditur në pozitën e tetë, me pikë të barabarta me Drenicën, e cila mban vendin e shtatë.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në pozitën e pestë me 17 pikë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕