“Nikli” merr një pikë të rëndësishme në Malishevë, barazon pa gola

Feronikeli ’74 ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme në udhëtim te Malisheva, në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.

Takimi ndërmjet Malishevës dhe Feronikelit, ka përfunduar pa gola.

Pavarësisht se përballë kishte liderin e tabelës, skuadra nga Drenasi ka arritur ta ruajë portën e paprekur deri në fund.

Malisheva kryeson tabelën me 27 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 renditet në pozitën e shtatë me 12 pikë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕