Kontaktoi ish-kunatën përkundër urdhrit mbrojtës, arrestohet një person në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës, duke kontaktuar përmes telefonit ish-kunatën e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 21:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 6 nëntor.

Policia ka bërë të ditur se viktima posedonte një urdhër mbrojtës aktiv, të cilin i dyshuari nuk e kishte respektuar.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet e rendit.

Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕