Dramë në minutat e fundit, Nikli pëson humbje nga Gjilani pas një penalltie
Feronikeli 74 ka pësuar humbje në minutat e fundit të përballjes ndaj Gjilanit, në kuadër të javës së 10-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja po shkonte drejt përfundimit me rezultat 0-0, por në minutat e fundit Nikli shkaktoi penallti, të cilën Gjilani e shndërroi në gol për rezultatin përfundimtar 1-0.
Kështu, skuadra nga Drenasi mbeti pa pikë, edhe pse ishte shumë pranë sigurimit të një barazimi në udhëtim.
Feronikeli 74 mbetet me 8 pikë në tabelën e Superligës./DrenicaOnline/

