Mozzik paralajmëron fansat: Këtë vit shkatërrohet tregu muzikor

Rap-artisti nga Ferizaj, Mozzik, vazhdon të jetë shumë i pëlqyer për muzikën e tij që e bën prej shumë vitesh.

Artisti, që tashmë gëzon popullaritet të madh, ka bërë një njoftim së fundmi për ndjekësit.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ai ka paralajmëruar se ky vit do të jetë i nxehtë sa i përket këngëve që do të sjellë.

“Mbahem për fjalë. Këtë vit shkatërrohet tregu”, ka thënë ai.

Megjithëse nuk ka zbuluar akoma ndonjë projekt apo bashkëpunim që mund ta ketë në plan.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë