Feronikeli mposht Ballkanin në Drenas, shënon fitore të rëndësishme dhe ngjitet në 15 pikë

Feronikeli ka shënuar një fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në futboll, duke mposhtur Ballkanin me rezultat minimal 1-0.

Skuadra nga Drenasi arriti të sigurojë tri pikë të vlefshme përballë një kundërshtari të fortë, duke regjistruar një rezultat pozitiv në javën e 13-të të kampionatit.

Pas kësaj fitoreje, Feronikeli renditet në pozitën e shtatë me 15 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në vendin e katërt me 19 pikë.

Në krye të tabelës është Prishtina me 29 pikë, e ndjekur nga Malisheva me 27 dhe Drita me 23 pikë.

Kjo fitore është një hap i rëndësishëm për Feronikelin në përpjekjet për t’u ngjitur më lart në renditjen tabelare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë
✕