Paraqitjet fantastike me Drenicën dhe debutimi me Kosovën U21 si 17-vjeçar, Altin Gjokaj ‘vërshohet’ nga ofertat brenda dhe jashtë vendit

Altin Gjokaj po vazhdon me paraqitjet fantastike në Superligën e Kosovës. Vetëm 17 vjeçar, por me shumë siguri dhe stabilitet në mes dy shtyllave, Gjokaj po tregon që e pret një e ardhme e ndritur dhe se është pa dyshim një portier nga i cili pritet shumë.

Pasimet e tij të sakta me këmbë, pastaj pritjet dhe në fund siguria që ofron në portë, janë disa elemente për tu vlerësuar shumë për një portier të moshës së tij.

Gjokaj mori ftesën dhe besimin e trajnerit Tovërlani tek Kosova U21, duke u bërë lojtari më i ri që ftohet dhe debuton tek ‘Shpresat’.
Burime të ‘GazetaBlic’ mësojnë se ai është ‘vërshuar’ nga oferta nga vende të ndryshme.

Klubet më të mëdha në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë interesuar për ‘gardianin’ drenicak, duke dëshiruar me çdo kusht shërbimet e tij.

Pas përfundimit të këtij edicioni, Gjokaj do të vendosë për të ardhmen e tij, e cila ka shumë mundësi që të jetë jashtë Kosovës.

Ai e ka deklaruar disa herë që po punon fortë që një ditë të jetë pjesë e Kosovës A, gjë e cila nuk duket të jetë e pamundur, kur shohim paraqitjet e tij në këtë moshë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë