Grushti i dorës tregon shumë për personalitetin tuaj
Ç’tregon grushti i dorës për personalitetin tuaj
Shtrëngojeni grushtin dhe në bazë të tipit, që shihet në foto, mësoni diçka më shumë rreth personalitetit tuaj
Një ndër gjestet, i cili ka tërhequr vëmendjen e studiuesve është grushti, më saktë mënyra sesi mblidhni dorën grusht.
Ky simbol i shprehjes së inatit dhe nervozizmit mund të zbërthejë shumë informacion për personalitetin tuaj.
Ndonëse duket e çuditshme, provojeni dhe përgjigjuni vetes nëse është e vërtetë.
Nëse grushti duket si në foton 1
Jeni mendjemprehtë dhe shpreheni mirë, por jeni paksa i turpshëm, gjë që ua pamundëson që në tërësi t’i shprehni këto veti të mira. Për këtë shkak, shumë njerëz ju konsiderojnë person të heshtur dhe jokomunikativ. Jeni precizë dhe pedantë dhe ndonjëherë kërkoni tepër nga vetja juaj, gjë që ju shkakton shqetësim të panevojshëm.
Njerëzit afër jush ndihen mirë. Ndonjëherë bëheni tepër të mërzitshëm, saqë nuk mundeni vetëm ashtu t’i ndërtoni raportet, të adoptoheni me lehtësi në grupe të reja dhe të jeni “shpirti i shoqërisë”. Mos e merrni këtë shumë afër zemrës, sepse mjafton që të bëheni paksa më fleksibil dhe më social dhe, njerëzit që frikësohen t’iu afrohen, menjëherë ta ndryshojnë mendimin për ju.
Nëse grushti duket si në foton 2
Jeni komunikativ, tërhiqni njerëz të ndryshëm. Miqtë e pëlqejnë sinqeritetin dhe humorin tuaj. Jeni të sigurt në vetvete, meqë keni një vetëbesim të lartë. Jeni lider i mrekullueshëm në mesin e shokëve dhe lider i mirë në punë. Por, në marrjen e vendimeve të guximshme ju pengon frika nga dështimi, meqë dështimi mund t’ua lëndojë vetë-adhurimin.
Shpesh keni nevojë për lëvdata. Ani çka, kjo nuk është aq keq. Me rëndësi është që të mos pushoni së besuari te vetvetja edhe nëse të tjerët nuk ua thonë këtë. Sido që të jetë, ka mundësi që të gjendeni në mesin e njerëzve të këqij, xhelozë ndaj suksesit tuaj.
Nëse grushti duket si në foton 3
Keni tendencë që t’u ndihmoni njerëzve, bile edhe nëse kjo ju sjell ndonjë pakënaqësi. Jeni vazhdimisht në kërkim të diturive dhe përvojave të reja, jeni tepër energjikë dhe nuk keni durim.
Njerëzit që janë si ju, zakonisht konsiderohen aventurierë dhe njerëz sypatrembur, por në të njëjtën kohë shumë prej jush shpesh kanë nevojë për ndihmë.
Për ju ka rëndësi të madhe që të tjerët t’ua dinë atë që bëni për ta, meqë shpesh ballafaqoheni me njerëz të cilët e keqpërdorin mirësinë tuaj. Por, meqë përbrenda keni një un të fortë, kjo nuk ju lejon që të hiqni dorë nga njerëzit. Ju vazhdoni që t’i mbroni dhe ruani ata që shfrytëzojnë fisnikërinë tuaj, vetëm se bëheni më të vëmendshëm.