Likoci bëhet me lapidar të ri/ Aliu falënderon banorët për kontributin

Arif Aliu ka falënderuar banorët e lagjeve Aliu dhe Rama në Likoc të Skenderajt për kontributin financiar dhe angazhimin e tyre në ngritjen e një lapidari.

Aliu tha se ideja, projekti dhe zbatimi janë realizuar prej tij, por theksoi se pa ndihmën dhe punën e banorëve, projekti nuk do të mund të bëhej realitet.

“Falënderoj lagjet e mia Aliu dhe Rama nga Likoci i Skënderajt për kontributin financiar dhe angazhimin në punë, për ngritjen e këtij lapidari madhështor. Idenë, projektin dhe zbatimin e tij e kam bërë unë, por pa kontributin dhe djersën tuaj ky projekt madhështor do të mbetej vetëm në letër”, ka shkruar Aliu.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për bashkëvendësit e tij, duke thënë: “Me juve jam i madh, me juve mësyj edhe frontin, prapë me qenë nevoja”.

Në fund, Aliu u ka uruar shëndet e mirësi banorëve dhe brezave që do të vijnë.

“Urime e gëzofshim ne dhe brezat që vijnë pas nesh. Rrnofshin lagjet Aliu e Rama! Rrnoftë UÇK-ja! Rrnoftë Republika e Kosovës!”, përfundoi Aliu.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë