Hektor Beqiri falënderon Daut Haradinajn: “Diaspora nuk është vëzhguese e historisë, por gardiane e saj”

Atdhetari Hektor Beqiri ka reaguar pas fjalëve të Daut Haradinajt për rolin dhe angazhimin e diasporës shqiptare, duke e falënderuar atë për vlerësimin ndaj bashkatdhetarëve kudo në botë.

Beqiri ka veçuar deklaratën e Haradinajt se “Diaspora nuk është vëzhguese e historisë, por gardiane e saj”, të cilën e ka cilësuar si një vlerësim që prek çdo shqiptar që, larg vendlindjes, ka ruajtur lidhjen me atdheun dhe historinë e popullit të vet.

“Për ne, këto fjalë janë një dëshmi e rëndësisë së madhe që ka pasur dhe vazhdon të ketë mërgata shqiptare në momente të rëndësishme të historisë sonë”, ka shkruar Beqiri.

Ai ka shprehur mirënjohje edhe për kontributin e Haradinajt gjatë luftës dhe angazhimin e tij në paqe.

“Gjeneral, mirënjohje të thellë për kontributin tuaj gjatë luftës, për angazhimin tuaj në paqe dhe për qëndrimin tuaj të vazhdueshëm pranë kujtesës dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për vendin”, ka deklaruar Beqiri.

Sipas tij, respekti për sakrificën, kujtesa për të kaluarën dhe mirënjohja ndaj atyre që kontribuuan për lirinë janë vlera që duhet të përcillen brez pas brezi.

“Mirënjohës përjetë”, përfundoi Beqiri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë