Azem Syla viziton familjet e Thaçit, Krasniqit dhe Veselit, shpreh përkrahje dhe solidaritet
Azem Syla, ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i shoqëruar nga disa bashkëluftëtarë, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit.
Gjatë këtyre vizitave, Syla ka shprehur përkrahjen dhe solidaritetin me familjet e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se sfida me të cilën ata po përballen nuk është vetëm e tyre, por, sipas tij, e mbarë kombit.
Syla pritet të vizitojë edhe familjet e bashkëluftëtarëve të tjerë, për të përcjellë mesazhin e mbështetjes, unitetit dhe solidaritetit në këto momente të vështira.
Vizitat vijnë në një periudhë të ndjeshme pas zhvillimeve të fundit në Hagë dhe reagimeve të shumta në Kosovë e diasporë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.






