Tentim-vrasje në Skenderaj, një person sulmohet me thikë
Një rast i rëndë është raportuar mbrëmë në Skenderaj, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe me thikë nga dy persona.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 20 shtator 2026, rreth orës 22:20, transmeton portali DrenicaOnline.
Policia ka bërë të ditur se viktima, mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë (thikë), nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa Policia po vazhdon hetimet.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./DrenicaOnline/


