Ariu hypi në kamionin e një kompanie amerikane dhe hëngri drekën e një punëtori

Punëtorët amerikanë të një kompanie qelqi xhiruan një ari i cili iu erdhi në vendin e tyre të punës në New Hapshire, hipi në një kamion dhe hëngri drekën e një punëtori.

Një video e postuar në Facebook nga kompania American Plate Glass tregon ariun që qëndronte ulur në sediljen e pasagjerit të një kamioni të kompanisë në qytetin Sunapee dhe ishte duke ngrënë drekën e një punëtori.

“Diçka ma zuri syrin dhe kur kthehem shoh se ishte një ari që po hante drekë në sediljen e përparme të kamionit”, tha anëtari i ekipit Curtis Fidler.

Ariu thuhej se nuk kishte bërë ndonjë dëm thjesht kishte ngrënë dhe kishte dremitur.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë