Demaku për marshin e studentëve: Brezi i ri po merr përsipër ta mbrojë atë që krijuam me UÇK-në

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka reaguar pas marshit të studentëve të organizuar të hënën në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Demaku ka publikuar fotografi nga tubimi i studentëve, duke vlerësuar angazhimin e brezit të ri në mbrojtje të trashëgimisë së UÇK-së.

“Përgjegjësia që brezi i ri po merr përsipër për të mbrojtur atë që dikur e krijuam me UÇK-në, është një mision i madh historik dhe kombëtar”, ka shkruar Demaku në “Facebook”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë