Pas 27 vitesh pritjeje, gjenden eshtrat e intelektualit dhe veprimtarit Idriz Rrecaj

Pas 27 vitesh dhimbje, pritjeje dhe pasigurie, familjarët e intelektualit dhe veprimtarit Idriz Rrecaj më në fund do ta dinë vendin ku do të prehet i afërmi i tyre.

Është bërë e ditur se janë gjetur eshtrat e Idriz Rrecajt, duke i dhënë fund një pritjeje prej më shumë se dy dekadash për familjen e tij.

Lajmi vjen në një periudhë të rëndë dhe emocionalisht të ngarkuar në Kosovë, pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në reagimin për Rrecajn është ngritur gjithashtu çështja e përgjegjësisë së Serbisë për viktimat, masakrat dhe personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Pas 27 vitesh, Idriz Rrecaj më në fund do të prehet në tokën për të cilën jetoi dhe veproi.

Lavdi jetës dhe veprës së Idriz Rrecajt!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë