“Grup i Arkanit”, Esat Shala thotë se një shtetas turk është arrestuar për krime lufte të kryera në Krushë të Madhe
Esat Shala, aktvisti dhe grumbulluesi i materialeve, dokumenteve dhe videoincizimeve të luftës së fundit në një paraqitje në emisionin ” Frontal” të T7, ka thënë se sot një shtetas turk është arrestuar.
“Ne e posedojmë videon, domethënë një ditë para masakrës së Krushës, vetë deklarohen, i japin inicialet kush janë dhe çfarë detyra dhe çfarë masakra do të bëjnë në të ardhmen. Janë grupi i Arkanit. Emri i tij është Shahin Bushi”.
Shala tha se këtë video nuk e ka dorëzuar në polici.
Ai shton se për këtë rast kanë punuar që dy vite.
“Këto e kom njoftë goxha moti, pas përfundimit të luftës dhe jam shumë i kënaqur që puna jonë u shpërblye”.
Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për këtë rast, por deri tani s’ka marrë përgjigje.


