Isak Neziri: Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç për avancimin e shëndetësisë
Afaristi i suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, ka vazhduar takimet institucionale në Kosovë, duke vizituar edhe Odën e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve Shëndetësorë të Kosovës (OIK).
Gjatë vizitës, delegacioni u prit nga kryetarja e OIK-së, Nexhmije Gori, me të cilën u diskutua për rolin e rëndësishëm që infermierët, mamitë dhe profesionistët shëndetësorë kanë në funksionimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Në takim u bisedua edhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të shëndetësisë nga Kosova, Gjermania dhe Turqia.
Neziri e falënderoi kryetaren Gori për mikpritjen dhe bisedën, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e sektorit shëndetësor.

