Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë (Video)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Carralevë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një veturë, transmeton IndeksOnline.
Si pasojë e përplasjes, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të aksidentuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Trafikut, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit dhe menaxhimin e qarkullimit.
Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

