Sot i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit nga Mleqani që humbi jetën në aksident trafiku me motor
Gjatë ditës së djeshme në Mleqan në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident humbi jetën 19-vjeçari, Ermal Shala. Ndërsa ditën e sotme atij do t’i jepet lamtumira e fundit.
Sipas njoftimit ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet sot në orën 17:00, në varrezat e Shalëve në Mleqan, afër xhamisë.
Ermali kishte ardhur nga Italia për të kaluar pushimet pranë familjes dhe të afërmve të tij, por fatkeqësisht humbi jetën pas aksidentit.
Rrethanat e ngjarjes janë ende duke u hetuar nga organet kompetente.

