Mërgimtari Xhafer Dervishi viziton Handikos Drenas dhe dhuron mjete për qendrën

Shoqata Handikos Drenas ka pritur sot në një vizitë bashkatdhetarin Xhafer Dervishi, i cili jeton dhe vepron në Nashville, Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës, Dervishi u interesua nga afër për punën dhe aktivitetet që zhvillon Handikos Drenas në shërbim të personave me aftësi të kufizuara, si dhe për nevojat e institucionit.

Përveç vizitës, ai dhuroi edhe një shumë modeste të mjeteve financiare për të mbështetur punën e qendrës.

Nga Handikos Drenas e vlerësuan lart këtë gjest, duke e falënderuar Xhafer Dervishin për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj shoqatës dhe personave me aftësi të kufizuara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë