Aksident fatal në rrugën Prishtinë-Pejë, vetura i merr jetën këmbësorit (Video)
Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën Fushë Kosovë-Sllatinë, në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, rreth orës 04:00 një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Pas këtij aksidenti, në të njëjtin lokacion ka ndodhur edhe një aksident zinxhiror, ku janë përfshirë tri vetura.

