Tre të lënduar në aksidentin me tri vetura në Zabel të Drenasit
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin Zabel të Drenasit.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 12:30 është pranuar njoftimi për aksidentin, në të cilin janë përfshirë tri automjete.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.
Me rastin është duke u marrë Njësiti Rajonal i Trafikut, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

