Ledri dhe Albani publikojnë hitin e ri

“Nata shumë e gjatl”, titullohet kënga më e re e dyshes Ledri Vula dhe Alban Skenderaj.
Yjet e muzikës shqiptare kanë ardhur me një bashkëpunim shumë ritmik, i cili është realizuar nga “Onima” edhe me videoklip.
Protagonistë të videoklipit janë vet Albani, Ledri dhe një vajzë e cila i merr vëmendjen këtij të fundit.
Kënga është prodhuar nga Fat Gjakova dhe premton të jetë një hit, ashtu sikur çdo projekt që prek dyshja.
Më poshtë mund të ndiqni këngën e plotë: