Vrasje në tentativë në Komoran, tre persona të therur me thikë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur të hënën mbrëma në Komoran.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 6 korrik 2026, rreth orës 19:00. Dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë sulmuar me thikë tre viktima, po ashtu meshkuj kosovarë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Pas incidentit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve janë në vazhdim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë