Mendi ING & Bashkimi Construction fiton Turnirin Tradicional “Heroi i Kombit Abedin Bujupi 2026”, mposht KF Bashkim Bujupin në finale
Ekipi Mendi ING & Bashkimi Construction është shpallur fitues i edicionit 2026 të Turnirit Tradicional “Heroi i Kombit Abedin Bujupi”, pasi në finalen e madhe triumfoi përballë KF Bashkim Bujupit. Finalja u zhvillua në fushën sintetike në Komoran, duke sjellë atmosferë të jashtëzakonshme sportive dhe një numër të madh të pranishmish.
Pas një muaji me ndeshje emocionuese dhe rivalitet të fortë, turniri u mbyll me ceremoninë e ndarjes së trofeut dhe medaljeve. Ekipi fitues Mendi ING & Bashkimi Construction u shpërblye me çmimin prej 5 mijë eurosh, ndërsa KF Bashkim Bujupi u rendit nënkampion pas një paraqitjeje të shkëlqyer gjatë gjithë turnirit.
Turniri “Heroi i Kombit Abedin Bujupi” vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive dhe përkujtimore në Drenicë, duke nderuar çdo vit figurën e Heroit të Kombit, Abedin Bujupi.

