Zjarri përfshin kamionin në Arllat, i nxjerrin bikat në autostradë për t’i shpëtuar (Video)
Një kamion i ngarkuar me bika është përfshirë nga zjarri në fshatin Arllat të Drenasit, duke shkaktuar një situatë të rrezikshme për kafshët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar me shpejtësi zjarrfikësit e Drenasit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin ndërsa bikat kanë shpëtuar të cilët paraprakisht ishin nxjerrë nga kamioni në autostradë.
Për shkak të operacionit të shpëtimit dhe ndërhyrjes së ekipeve emergjente, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar për një kohë të shkurtër, derisa situata është vënë nën kontroll.
Nuk është raportuar për persona të lënduar./DrenicaOnline/
https://www.facebook.com/share/r/1FEXLnGQE6/

