Therja me thikë në Drenas, i dyshuari ende në arrati
Një person është therur me thikë në Drenas pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 3 korrik 2026, rreth orës 11:15, në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas.
Policia bën të ditur se pas një konflikti në komunikacion, i dyshuari, mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me thikë.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari ende nuk është arrestuar dhe ndodhet në arrati.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga organet kompetente.

