Vajza e Izet Ibrahimit diplomon me sukses të jashtëzakonshëm në Universitetin e Ghentit

Izet Ibrahimi ka ndarë një moment të veçantë krenarie familjare nga ceremonia e diplomimit “Master of Laws” në Universitetin e Ghentit, një nga universitetet më prestigjioze në Evropë, i themeluar para krijimit të shtetit belg, shkruan DrenicaOnline.

Ai bëri të ditur se vajza e tij, Erëza Ibrahimi, ka përfunduar me sukses studimet master në shkencat juridike, duke u renditur ndër gjashtë studentet me notën më të lartë për punimin e masterit nga e gjithë gjenerata e diplomuar për vitin 2026.

Sipas Ibrahimit, ky sukses përbën një arritje të jashtëzakonshme akademike dhe një moment krenarie të madhe për të gjithë familjen.

“Për ne prindërit dhe Hekuranin, një akt i tillë ishte i veçantë dhe na bëri shumë krenarë”, ka shkruar ai./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë