Feronikeli 74 rikthen në skuadër Astrit Thaçin: “Mirë se u ktheve në shtëpi!”
Feronikeli 74 ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit Astrit Thaçi, i cili do të veshë sërish fanellën e gjelbër në sezonin e ri.
Klubi e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhje futbollistit me fjalët: “Welcome Home, Astrit Thaqi!”.
“Disa rikthime kanë një domethënie të veçantë. Astrit Thaçi rikthehet në klubin e qytetit për të shkruar një kapitull të ri me fanellën e gjelbër. Mirë se u riktheve në shtëpi!”, thuhet në njoftimin e Feronikelit 74.
Rikthimi i Thaçit pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën nga Drenasi në synimet e saj për sezonin e ri.

