Vdekja e hershme e frizerit të njohur në Drenas, Lladrovci ngushëllon familjen Tahiraj nga Tërdeci
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjes Tahiraj nga Tërdeci me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, të riut Milazim Tahiraj.
“Me dhimbje të thellë dhe keqardhje të madhe mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Milazimit. Humbja e tij është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjen tuaj, por për të gjithë qytetarët e Drenasit. Milazimi, si një profesionist i respektuar dhe një mik i dashur për të gjithë, la pas një kujtim të pashlyeshëm në zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur”, ka thënë Lladrovci.
Në emër të Komunës së Drenasit dhe të gjithë qytetarëve, Lladrovci i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve dhe të afërmve.
“U prehtë në paqe dhe kujtimi i tij le të mbetet i paharruar mes nesh”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.
Zoti e mëshiroftë!