Momenti kur komentatori Andin Lokaj “shpërtheu” pas golit të Kosovës kundër Izraelit

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” barazuan 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë të Grupit I, e zhvilluar në Tel Aviv.

Autogoli i mbrojtësit izraelit Dasa në minutën e 36-të i dha epërsinë Kombëtares së Kosovës.

Komentatori i Artmotion, Andin Lokaj pas këtij goli “shpërtheu” nga gëzimi duke brohoritur me zë tejet të lartë. (Video nën reklama)

Pamjet e golit të Kosovës dhe komentimit të Andin Lokajt janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Më poshtë mund ta shikoni momentin e golit dhe “shpërthimin” e Lokajt.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë