Sot është nxehtë, parashikimi i motit për 5 ditë

10.04 – Kryesisht me diell.  Ditën me vransira kalimtare.

11.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.  Gjatë ditës vransira të pakta kalimtare.

12.04 – Ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. 

13.04 – Mbetet ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.  Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

14.04 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me shi.  Orëve të mëngjesit përreth viseve kodrinoro-malore me mundësi edhe për reshje bore.

Temperaturat minimale shënojnë rritje në vlera pozitive në fundjavë, e deri të martën edhe në 6C.  Maksimalet ditën e diel rriten në 17C, e të hënën e të martën edhe deri në 20C.  Të mërkurën pësojnë rënie në 12C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-6m/s.

Shtypja atmosferike ka shënuar rritje mbi vlera normale, e ditëve të ardhshme me tendencë të rënies.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë