Kandidati i VV-së për deputet nga Drenica i pakënaqur me punësimet në Qeverinë Kurti

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet nga Skenderaj, Liri Loshi, ka hedhur kritika në adresë të qeverisë.

Shkak i kritikave janë punësimet e familjarëve në eksekutiv.

“Rahatoni ju familjarët e juaj qaty në qeveri e ne po i mbajmë sytë mbyllur. Kur të kryhet loja, tregoni! Mirë e keni nisë boll”, thuhet në postimin e tij.

“Dy gjera që jemi zotu me i luftu kanë qenë korrupsioni dhe nepotizmi. Ju e keni nisë prej kësaj të dytës, veçse jo me e luftu, por me e trashë. Babai im thoshte: puna mbarë pa mua!”, deklaroi ai.

Reagimi i tij vjen pas raportimeve në medie se xhaxhai i Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca, është punësuar si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Liri Loshi u lind më 20.08.1960 në Skënderaj. Aktualisht jeton në qytetin e Halifax të Kanadasë.

Loshi ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës – 1989. Ai ka punuar si mjek në Skënderaj dhe Runik deri në vitin 1998. Në mars 1998 i është bashkuar UÇK-së, ku ka shërbyer në cilësinë e mjekut, si dhe komandantit për moral në Brigadën 112, si dhe ka punuar si reporter lufte për TVSh.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë