Drenicasi i FSK-së diplomon në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Angli

Në Akademinë Ushtarake Mbretërore “SANDHURST” të Mbretërisë së Bashkuar, sot kanë diplomuar dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës: nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu, transmeton DrenicaOnline.

Ky i fundit është nga Skenderaj dhe shërben në FSK që një kohë të gjatë. Puna e tij e dalluar dhe profesionale është vlerësuar lartë nga eprorët e tij.

Ndërsa kadetja e FSK-së nëntoger Iliriana Bunjaku ka marrë çmimin e parë në këtë ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë